Report TV - Rrëshqitja e rrugës së kalasë në Lezhë akoma pa zgjidhje

  • 6 years ago
Muri i rrëzuar në rrugën e kalasë së qytetit të Lezhës vijon të jetë në të njëjtën situatë. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rreshqitja, insitucionet përgjegjëse ende nuk kanë marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje kësaj problemtike e cila sa vjen e përkeqësohet gjatë periudhes së shirave.

Bashkia Lezhë thotë se e ka referuar si problematikë pranë emergjencave civile, por nuk ka patur asnjë reagim dhe në këto kushte kjo njësi vendore do të ndërhyje me financat e veta për ti dhënë zgjidhje problemit.

Nën Kryetarja e Bashkisë Alfrida Marku thotë se është miratuar fondi për sistemimin e murit dhe shumë shpejt do të nisë ndërhyrja.

Recommended