RTV Ora - Pas denoncimit në RTV Ora, Policia ndërhyn për lirimin e plazhit

  • 5 years ago
#rtvora
Policia ka reaguar pas publikimit të lajmit në RTV Ora të zaptimit të plazhit nga biznesmenë pa dokumentacione të rregullta. Forcat policore kanë liruara pjesën e plazhit që ishte zenë nga një tjetër subjekt, hapësirë e cila iu takon biznesmenëve Kleard Zilfaj dhe Denada Cenaj.

"Një kontratë e falsifikuar për 180 metra dhe këta zotërinjtë zaptojnë një sipërfaqe rreth 700 metra. Nuk kemi plazh. Ne vetëm personalisht nuk shkojmë dot të bëjmë plazh, jo të kemi plazh" deklaronte Kleard Zilfaj me 26 korrik për RTV Ora.

Gati dy javë pas këtij denoncimi në RTV Ora nga dy biznesmenë ka ardhur dhe reagimi i institucioneve për t'u rikthyer hapësirën e plazhit që ju takonte.

Policia e Ksamilit ka mbërritur në zonë ,ku ka liruar pjesën e plazhit që ishte zënë nga një tjetër subjekt që sipas biznesmenëve Kleard Zilfaj dhe Denada Cenaj ka qenë me dokumentacion të parregullt.

Në këtë mënyrë policia ka liruar hapësirën e plazhit, por edhe ka shmangur një konflikt pasi herë pas here në këtë zonë kishte edhe përplasje fizike.

Ndërkohë Ministria e Brendshme dhe ajo e Turizmit në bashkëpunim me pushtetin vendor ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe, duke paralajmëruar edhe mbylljen e bizneseve nëse nuk respektojnë ligjet në fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-denoncimit-ne-rtv-ora-policia-nderhyn-lirimin-e-plazhit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended