Mashtroi oficerin dhe qytetarët me shitje apartamentesh, pranga babait të ish-zv/ministres së LSI-së
  • 5 years ago
S.Sh. babai i A.Sh, ish-zv/ministres së LSI në një ministri të rëndësishme, në mandatin e parë të ?Qeverisë Rama?, është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pasi ka mashtruar disa qytetarë, duke i shituar dyqanet dhe apartamentet e një pallati, më shumë se dy herë. 66-vjeçari prej dy ditësh mbahet i izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës, ndërkohë pritet që ditën e sotme të dalë para gjykatës së kryeqytetit ku do përballet me akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokurori Kasem Berberi, i cili do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për biznesmenin. S.Sh, rezulton të jetë një person me lidhje të forta politike, kryesisht në Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi dhe vajza e tij, A.Sh, nën siglën e LSI ka shërbyer si zv/ministre në një ministri të rëndësishme, ndërsa aktualisht është pedagoge tek universiteti i Tiranës. Mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh., janë pronarët e tokës ku është ndërtuar pallati në zonën e ?Brakës?, afër prokurorisë së Tiranës është dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

?Shqiptarja.com? mëson se oficeri i mashtruar nga S.Sh, është Franko Marko, i cili rezulton se në 25 mars 2019 ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Tiranës, duke deklaruar se biznesmeni S.Sh, i ka përvetësuar me anë të mashtrimit shumën prej 75 mijë euro. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit në datën 10 dhjetor 2014 dhe në 19 dhjetor 2017 ai i ka dhënë hua pa interes biznesmenit S.Sh, përkatësisht shumat 40 mijë euro dhe 35 mijë euro, për një periudhë një vjeçare, për shkak se S.Sh i ka deklaruar se kishte nevojë për likujditet të punimeve që po kryente tek pallati në zonën e Brakës.