“Dosja 339”, pranga 22 komisionerëve/ 7 janë të PS, 8 të PD, 3 të LSI dhe 3 të PR

  • 4 years ago
21 komisionerë zgjedhorë dhe 1 qytetar u vunë në pranga mbrëmjen e së hënën në zonën e Tiranës dhe Durrësit, në funksion të hetimeve të dosjes 339.


Sipas Prokurorisë së Posaçme SPAK, ata rezultojnë të jenë të përfshirë në krime zgjedhore në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

7 komisionerë janë të PS , 3 të LSI, 8 komisionerë të PD dhe 3 të Partisë Republikane.

Këta komisionerë kanë qenë në detyrë në tre qendra votimi, dy në fshatin Rubjekë, dhe një në fshatin Shetel, në Shijak.

Sipas SPAK, në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të ?Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Për këtë arsye gjykata për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 11 prej tyre, arrest shtëpie për 8 dhe 3 të tjerë detyrim paraqitjeje.

Policia, për llogari të Spak, po mbrëmjen e së hënës, ka arrestuar edhe shtetasin Fisnik Sadiku, i cili rezulton se është i përfshirë në grupin kriminal, që prodhonin lëndë narkotike në një laborator në Has, ku në vitin 2018, u sekuestruan 182 kg heroinë dhe u morën të pandehur 8 persona.

Edhe kjo çështje është pjesë e dosjes 339. Hetimet për këtë dosje nisën që në vitin 2016, ndërsa në vjeshtën e vitit 2018 u finalizua operacioni ?Vol-Vo 4?, ku u arrestuan 27 personat, mes tyre Astrit Avdyli, Flamur dhe Shkëlqim Avdyli si dhe u prenë 44 fletë arreste.



Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Dosja339#TopChannel

Recommended