Kodi zgjedhor ndalon “kasetat”/ Përfundon përgatitja e ligjit të ri me dakordësinë e PS-PD dhe LSI
  • 4 years ago
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare partitë politike do të futen në garë me një kod të ri elektoral, i cili më shume se sa rekomandimet e OSBE-OHDIR reflekton garancitë qe kërkon opozita jashtëparlamentare për tu rifutur ne sistem.

Formula e re për kompozimin e KQZ, rikthen opozitën jashtëparlamentare ne Kuvend përmes përfaqesuesit te saj, i cili do te ketë te drejtën te përzgjedh apo skualifikojë kandidatet.

Ligji i ri zgjedhor përcakton rregulla strikte sa i takon shfrytëzimit të aseteve publike nga Ekzekutivi, i cili duhet te marrë leje me parë nga KQZ për aktivitet që do te zhvillojë, nëse ato kanë natyre elektorale atëherë transmetimi i tyre ne media bllokohet. Për të shmangur ndikimet ne elektorat 4 muaj përpara zgjedhjeve Qeverise i ndalohet marrja e vendimeve favorizuese për qytetarët si ulje taksash apo rritje pensionesh.

Shqiptarët e diasporës do të mund të zgjedhin deputet vetëm në zonën e Tiranës. Por, në mënyrë që ta ushtrojnë të drejtën për të votuar duhet më parë të plotësojnë një kusht, te regjistrojnë adresën se ku jetojnë që të gjenerojnë të drejtën e votës. Partitë politike kanë rënë dakord ti japin fund materialeve të parapërgatitura nga partitë politike të njohura si ?kasetat? ndërkohë me ligj ndalohet transmetimi i intervistave, debateve apo komenteve elektorale ne edicionet informative ne periudhën e fushatës zgjedhore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KQZ#KodiZgjedhor#TopChannel
Recommended