Këshilli politik përfundon kodin zgjedhor, dispozitë kalimtare që do fusë PD e LSI-në në sistem
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këshilli Politik e mbylli me sukses mbrëmjen e sotme (24 qershor 2020) punën për kodin zgjedhor. Tashmë kemi një ligj zgjedhor të gjithë pranuar nga palët politike.

Gjiknuri: Përfunduam punën për të gjitha amendimet e kodit zgjedhor, gjetëm dakordësinë qoftë për KQZ, formulën e kompozimit dhe elementë të tjerë. Plotësuam kërkesat që kishte opozita. Ekspertët morën detyrën ta zbardhin këtë tekst, brenda 2-3 ditëve do të jetë gati dhe do ti dërgohet Kuvendit.

Përfaqësuesi i LSI-së në këtë tryezë, Petrit Vasili u shpreh se tashmë reforma zgjedhore ka hyrë në një fazë të re që përkon me zbatimin dhe respektimin deri në fund të kësaj reforme, ku kujtojmë që kjo është dhe një nga kushtet për integrimin në BE.

Vasili: Mbyllëm një fazë të rëndësishme të një dakordësie politike të cilës opozita i qëndroi deri në fund. Dha një provë të rëndësishme të integritetit politik dhe moral. Kjo ka qenë një provë e sikletshme e mazhorancës e cila u përpoq jo në pak raste për ta penguar këtë reformë. Sot pas këtyre dyshimeve, hymë në një fazë të dytë që është kushti i zbatimit të kësaj reforme zgjedhore. Jo thjesht vetëm monitorimi por edhe presioni për këtë reformë zgjedhore që të zbatohet deri në fund. Në këtë fazë të dytë, përgjegjësia e monitorimit dhe respektimit të kësaj reforme do të jetë objektivi ynë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/keshilli-politik-dispozite-kalimtare-qe-do-fuse-pd-e-lsi-ne-ne-sistem-i-hiqet-e-drejta-e-vetos

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended