Report TV - Mashtruesi që zhvati tre biznesmën nën emrin e Ramës, djali i konsulles së Indonezisë

  • 5 years ago
Klodian Ciruna, personi që mashtroi tre biznesmenë në Tiranë duke u marrë një shumë prej 488 mijë euro, rezulton të jetë djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri. Mësohet se Ciruna që momentalisht ndodhet i izoluar në burg, është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri.

Dy ditë më parë konsujt e nderit me urdhër të ministrit të Jashtëm në detyrë Gentian Caka, janë detyruar të dorëzojnë targat diplomatike, duke u ?zhveshur? nga imuniteti diplomatik. Klodian Ciruna, është një person që herë hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dikë tjetër prezantohej si djali i kryeministrit dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës,për akuzën e ?Mashtrimit me shumë se një herë? dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre ?Call Centeri? në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka. ?Shqiptarja.com? mëson se Ciruna gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar.

Recommended