Rrëfimi i Ramës para djalit që humbi nënën nën rrënoja: Më vdiq babai dhe hoqa vëthin
  • 4 years ago
Gjatë vizitës në baneswn e familjes Gjana, të cilët humbën nën rrënoja Xhuljeta Xhanën 60-vjeç, kryeministrit Rama i ra ne sy vathi që mbante djali i shtëpisë. Rama filloi ta pyeste djalin e Fatmir Xhanës për vathin dhe aty shkëmbyen edhe batuta.

Rama: Ja ku i ke fëmijët. Do të zgjedhi. Dhe pastaj ti do jesh Gjyshi.
Rama: Më hoqe mallin e vathit tim.
Rama: Sa vjeç je?
Djali i familjes: 19 jam.
Rama: 19 kam qenë edhe unë. Unë e hoqa vathin kur më vdiq baba isha në Paris, kisha shumë marrëdhënie të afërt, duhet të nisesha të nesërmen se skishte avion, kam ndet nga stresi disa orë kam heq mjekrën, hoqa vathin dhe u bëra kështu si ai, normal pastaj se atëherë quhesha jo normal dhe erdha për varrimi. Dhe u bëra ministër dhe ishte koicidencë e paparë, atëherë e hoqa vathin.

Djali i familjes Gjana: S?më ka thënë ndonjëherë plaka gjë për vathin, cdo gjë që më pëlqente, ok thoshte, vetëm bëji me mend.

Rama: Hajde se do vijë dita, nuk është puna e të tjerëeve cfarë vesh e cfarë mban ti, është puna jote se mua më thonë pse me atë xhup, hiq xhupin se je bërë si prift.
Recommended