PD: “Marku nën urdhrat e Ramës” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike vijon akuzat ndaj Arta Markut, duke e cilësuar te paligjshëm transferimin e 3 prokuroreve te krimeve te renda. Këshilltari ligjor i selisë blu, Gazment Bardhi thotë se këto lëvizje janë bere me një skenar te miremenduar.



Gazment Bardhi: Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar. Sulmi ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria. Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.




Bardhi shkon dhe me tej kur akuzon se këto lëvizje janë bere pas vendimit për sekuestro te pronave te ?Habilajve?.



Gazment Bardhi: Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal ?Habilaj?, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet. Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.



Sipas partisë demokratike shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së Saimir Tahirit, dhe pengimi i drejtësisë janë veprime kriminale të Kryeprokurores Arta Marku Selia blu i kujton shefes se organit qendror te hetimit se do të përgjigjet përpara ligjit për këto shkelje te renda.

Recommended