Vrasja e Jurgen Kurtit/ Gazetari Qyno: Autorët ndërruan targën e makinës pranë vendngjarjes
  • 5 years ago
Gazetri i Shqiptarja.com Elton Qyno ka folur mbi lidhjen e autorëve të dyshuar për vrasjes e Jurgen Kurtit me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ata janë zbuluar për shkak se kanë ndaluar pranë vendngjarjes për të ndërruar targën e automjetit.

"Që të katërt janë nga zona e Fierit dhe Patosit. Pothuajse janë në të njëjtën moshë. Alesio Berberi ka në Fier një pikë që shet makina. Ka hsitur një AUDI te Klodian Bame. Kontratën e ka bërë Olsi Qalliaj. Megjithëse e kanë shitur makinën vetë Olsi e ka përdorur makinën disa herë. Olsi Qalliaj thotë se e ka përdorur makinën edhe një javë para se të kryej vrasja.

Nga pamjet filmike përpara ngjarjes rezulton se Alesio, Olsi dhe Klodian kanë qenë bashkë në zonë para se të vritej Jurgen Kurti. Kanë ndjekur veprimet e viktimës me të njëjtin automjet që ja kanë shitur Klodian Bames.

Audi ka qendruar diku në një rrugicë pranë zonës ku është bërë vrasja dhe Klodian Bane ka zbritur dhe ka ndërruar targën e makinës me të cilën ata kanë lëvizur.

Nga ndryshimi i targave është krijuar bindja që këta persona janë autorë të ngjarjes.

Duke qenë se Alesio Berberi është tregtar makinash dhe dyshimet janë se duke qenë se Jurgen Kurti është përdorues i makinave të shtrenjta, ata mund të kenë pasur konflikte lidhur mbi pazare të pambyllura", tha Qyno.
Recommended