Vrasja e Jurgen Kurtit/ Artan Hoxha në Repolitix: Autorët mbanin viktimën në vëzhgim

  • 5 years ago
Lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit të ndodhur në Tiranë më 18 Mars, gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbardhur edhe njëherë dinamikën e ngjarjes dhe informacionet e deritanishme mbi tre të dyshuarit e vënë në pranga ditën e djeshme

"Nga momenti që janë ndaluar personat që dyshohen të përfshirë në këtë ngajrje kanë kaluar vetëm 48 orë. Nga skema që jepet deri tani, tre personat e ndaluar akuzohen se kanë ndihmuar në realizimin e atenatit nga Klodian Bame kanë vëzhguar viktimën.

Dyshimet deri tani që kemi të bëjmë me një person tjetër i cili është porositësi. Alesio Berberi bashkë me një vajzë janë shoqëruar nga Elsi Leventi për në Rinas. Në momentin që është kapur ka nisur veprimet e saj policia. Është kontrolluar banesa dhe automjetet. Automjeti i përdorur në vendngjarje del me letra i shitur po sërish përdorej prej tyre.

Elsi Leventi ka ardhur nga Patosi disa ditë më përpara dhe rrinte në banesën ku rrinin të tre. Banesa e tij në Patos nuk ësht kontrolluar ende", shprehet Artan Hoxha

Recommended