Ora News - Vrasja në Korçë për gërvishtjen e makinës, autori ka qenë i dënuar më parë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Policia e Korcës thotë se ka identifikuar por ende nuk ka mundur të arrestojë autorin e ekzekutimit të Altin Balliut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes. I dyshuari është Olger Mustafaj, person i dënuar më herët për plagosje me armë. Sherri që përfundoi me plumba, dyshohet se nisi për gërvishtjen makinës së autorit nga viktima.

Olger Mustafaj, një person me precedentë të rëndë kriminale është autori i dyshuar i ekzekutimit të Altin Balliut në Korçë.

Ai është identifikuar nga dëshmitë në vendngjarje dhe është shpallur në kërkim nga policia, por mbetet ende i lirë.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen 10 të qytetit juglindor,

Ndërkaq rreth 20 persona të shoqëruar në Polici kanë ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Burimet thanë se sherri që përfundoi me plumba nisi pasi 30-vjeçari Balliu i ka gërvishtur makinën e parkuar autorit të dyshuar.

Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht në një lokal në prani edhe të personave të tjerë që shoqëronin 30-vjeçarin nga Pogradeci.

Mustafaj është larguar fillimisht nga lokali ka marrë një pistoletë dhe e ka sulmuar Balliun në një kohë kur ai po shkonte i vetëm drejt makinës.

Ai ka marrë një goditje në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Olger Mustafaj, autori i dyshuar, rezulton person me precedentë penale të mëparshme për vrasje dhe plagosje te rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2010 ai tentoi të vrasë me kallashnikov Majkëll Hysollin dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërsa në vitin 2013 u rikthye sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi u konfliktua në burgun e Drenovës me Aurel Nazifajn.

Altin Balliu jetonte në fshatin Slabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve të ujit, siç tregon edhe në profilin në rrjetet sociale.

Policia thotë se po vijon punën për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e dinamikës së plotë të krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-vrau-35-vjecarin-autori-i-denuar-me-12-vjet-burg

Recommended