Marku kritika prokurorëve

  • 5 years ago
Arta Marku ka kritikuar ashpër prokurorët e Krimeve të Rënda në analizën vjetore të këtij institucioni. Ajo tha se interesa të caktuara kanë mbajtur peng hetimet për dosje të veçanta, pa specifikuar për cilat çështje bëhet fjalë. Marku kërkoi të mos zvarritet asnjë hetim dhe sidomos ato çështje që kanë interes të lartë për publikun.

Pjesa më e madhe e fjalës së kryeprokurores së përkohshme ishte e fokusuar tek nxjerrja e informacionit nga institucion për çështjet më të nxehta që janë nën hetim. Të njëjtin mesazh Marku e dha dhe në analizën e punës së Prokurorisë së Tiranës. Sipas saj, prokuroria nuk mund t?i përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që i vjen nga politika.

Në të dy prokuroritë, Arta Marku kërkoi që në fokus të punës të jetë hetimi pasuror i grupeve kriminale dhe korrupsioni ndaj zyrtarëve të lartë.

Tv Klan

Recommended