Transferimi i prokurorëve, Shameti në 'Report Tv': Arta Marku nuk ka shkelur asnjë ligj

  • 6 years ago
I ftuar në ?Report Tv?, deputeti i PS-së, Adnor Shameti, ka folur mbi temën më të diskutuar të ditëve të fundit, atë të transferimeve të prokurorëve në rrethe nga prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Sipas Shametaj, Marku nuk ka shkelur asnjë ligj me këto emërime dhe se e gjithë veprimtaria e saj është konform me Kushtetutën dhe me ligjin organik.

Kushtetuta dhe ligji organik përcakton të drejtat që ka zonja Marku. Normalisht e gjithë veprimtaria është në përputhje me dispozitat. Nuk ka asnjë anormale. Ftoj politikën që të lëjë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi.

Adnor Shameti, deputet
Më tej, Shameti është shprehur se transferimi i Hajdarmatajt nuk e pengon atë të mbyllë hetimet për çështjen ?Tahiri', pasi edhe pas tranferimit të tij, ajo dosje mbetet sërish në kompetence të tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Gjej rastin që të sqaroj opinion publik. Së fundmi, Kuvendi ka miratuar një rezolutë për vitin 2017. Duhet të sqaroj se në dispozitat e organizimit dhe funksionimit, janë përcaktuar të drejtat që ka prokurori i përkohëshëm. Kushtetuta dhe Ligji Organik përcakton të drejtat që ka zonja Marku. Normalisht e gjithë veprimtaria është në përputhje me dispozitat. Edhe lëvizjet e prokurorëve nuk janë masa disiplinore. Në bazë të dispozitave është e përcaktuar që në mungesë të institucionve, për gjyqësorin masat disiplonore i merr KLD, ndërsa për prokurorët i ushtron Prokurori i Përgjithshëm. Me të drejtë është ngritur çëshjta penale. Nuk ka asnjë anormale. Ftoj politikën që të lëjë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi. Zonja Marku nuk ka shkelur asnjë ligj. Realizohen edhe pa pëlqimin e tyre. Trupa e prokurorisë të lëjë mënjanë emocionet. Ti qëndrojnë vetëm ligjit. Gjithësecili duhet të mos i bëjë bisht detyrimeve ligjore.

Por veç PD edhe 10 prokurorë e cilësojnë të jashtëligjshëm komandimin e Markut.

Recommended