TV Ora - Ambasadori i OSBE: Djegia e mandateve e paprecedentë, s'nxisim bojkotin zgjedhor
  • 5 years ago
#tvora
Prezenca e OSBE në Shqipëri Bernard Borchardt ka shprehur shqetësimin se kriza politike në Shqipëri mund të prekë dhe rajonin. Në prezantimin e programit master në fushën e kriminalistikës, ai theksoi se djegia e mandateve nga ana e deputetëve të PD dhe aleatëve të saj nuk minon vetëm sistemin parlamentar.

Bernd Borchardt: "Është kritikuar nga të gjithë ndërkombëtarët sepse është fitili që i vë flakën të gjithë sistemve parlamentare. Për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedentë. Është kritikuar nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar sepse ndez fitili që i vë flakën në gjithë sistemin e demokracisë parlamentare.

Deputetët vendosën pas dy vitesh, dhe jo në katër të djegin mandatet e tyre, herën tjetër do të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë pas 6 muajsh apo 10 muajsh dhe kjo do të ishte një shembull i keq për të gjithë rajonin. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që bojkotojnë parlamentin dhe një gjë e tillë nuk funksionon sepse uk është fare thelbi i demokracisë parlamentare."

Po a do ti njohin zgjedhjet lokale nëse opozita do i bojkotojë?

Bernd Borchardt: "Kjo varet nga mënyra si shkojnë zgjedhjet, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Nuk e parashikoj dot atë. Ne piksëpari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor.

A është e duhura miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj?

Bernd Borchardt: "Ligjërisht po. Pastaj është vendim i pjekur politikisht është çështe tjetër. Ne po inkurajomë dialogun lidhur me reformën zgjedhore"

Deklarata e Borchardt vjen vetëm një ditë pasi opozita refuzoi të paraqiste listat e komisionerëve për zgjedhjet vendore, duke paralajmëruar dhe bojkotin e votimeve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadori-i-osbe-djegia-e-mandateve-e-paprecedente-nuk-nxisim-bojkotin-zgjedhor
Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended