RTV Ora - Palmer: Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Ja kush e priti ne PD zyrtarin amerikan
  • 5 years ago
#rtvora
Nuk jam në Shqipëri për të negociuar zgjidhjen e krizës politike" kështu është shprehur Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer në takimin me gazetarët.

Ndërsa inkurajoi të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit.

"Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionine saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t'i fituar zgjedhjet"

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme ku u takua me kryeministrin Edi Rama ndërsa sot do të vijojë takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtuesë të opozitës.

Lobimi i PD-së- Zyrtari i lartë amerikan tha se cështja është nën hetim dhe se nuk mund të jipte shumë detaje por se në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencës.

Ka dhe një mesazh për qeverinë: Shqipëria duhet të punojë për të luftuar korruspionin dhe krimin e organizuar

Influenca ruse- Amerika kërkon transparecë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Ne mbështesim një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovë Serbi, duhet ta njohin njëra-tjetrin

Së shpejti pritet të jetë dhe emri i ri i ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri.

Ne oren 13:30 zyrtari amerikan nisi takimin me kreun e PD-se, ne seline blu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/palmer-nuk-eshte-zgjidhje-djegia-e-mandateve-fatkeqesi-nese-opozita-nuk-merr-pjese-ne-zgjedhje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended