Ora News - Lin Delija 'kthehet' në Shkodër pas 71 vitesh në arrati

  • 5 years ago
#oranews
71 vjet pas arratisjes së tij nga vendlindja, ?Lin Delija erdhi në shtëpi?, ndonëse jo fizikisht. Në qytetin e tij të lindjes, në Shkodrën e emrave të medhenj, u çel ekspozita me prezantimin e vizatimeve dhe skicave të cilat janë portrete e figura të shumta e të njohura të qytetit ku jetoi, Antrodoko, të ardhura enkas për të krijuar atmosferën figurative në Muzeun Dioqezian.

Janë mbushur 25 vite nga dita kur Delija ndërroi jetë, në prillin e 1994-ës, por përpjekjet për ta bërë të njohur krijimtarinë dhe filozofinë e tij të jetës, për të mbijetuar në mes të besimit fetar dhe besimit në pikturë, vazhdojnë pandërprerje.

Armando Nicoletti dhe Donato Paluzzi miq të Lin Delisë dhe drejtues të shoqatës që mban emrin e tij, rrëfejnë për Ora Neës miqësinë e hershme me artistin, që nisi në vitet 1960-1970.

Armando Nicoletti: Rreth viteve 70, isha në Romë, atje ku punoja si parukier. U ktheva në vendin tim, Atrodoko dhe gjeta Lin Delinë, aty u njohëm dhe nisëm miqësinë. Më tha direkt, dua të të bëj një portret, të cilin e ruaj ende. E pastaj shumë vepra të tjera, takime pa fund. Ishte një miqësi e bukur, sic e kam thënë ai nuk e ka harruar kurrë vendin e tij. Në veprat e tij më të mëdha që ka bërë, ka vënë shpesh brenda shqiptarët, portretet e tyre. Ai përpara se gjithash këndonte, ishte një tenor dramatik. Më tregonte kur ka qënë tek françeskanet, kalvari i gjatë i vuajtjes dhe arratisja nga Shqipëria.

Shkonim në fshat dhe vendosej mes arës e këndonte, largonte mallin. Më thoshte gjithmonë, do të vdes e nuk do ta shoh vendin tim. Kemi folur shumë. Mbi të gjitha Lind Delija ishte një artist dhe si gjithë të tjerët ishte pak ekstravagnat. 50 vite miqësi, nuk mund të përmblidhen në pak minuta është e vështirë. Por ruaj kujtime shumë të mira, ishte serioz, ironik, i pelqente të luante, të ishte mes njerezve. Por kur ishte përpara telajos, bëhej një gjahtar, aty nuk luhej më, sepse ishte një artist strikt. Na mungon shumë, Antrodoko pas vdekjes së tij, nuk është i njëjtë, mungon një personazh atje. Vinin njerez nga kudo ta takonin, SHBA, Gjermani etj.

Në New York kur ka qënë ka pikturuar portretin e Krishtit, madheshtor. Ndërsa në Detroid tek kisha e shqiptareve kur isha përpara pak kohësh ju dhurova një portret të Gjergj Fishtës i bërë nga ai. Ishte emocionuese, aty u bashkuan 3 mijë shqiptarë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lin-delija-kthehet-ne-shkoder-pas-71-vitesh-ne-arrati
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended