Report TV - Pas dy vitesh në arrati, Balili në pranga, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

  • 5 years ago
Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ?Escobari i Ballkanit? i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është vetëdorëzuar. ?Peshku i madh? apo ?Magjistari? sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

?Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar, partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë. Nga sot drejtësia shqiptare merr në duar të shumëkërkuarin Klement Balili. Policia e Shtetit është në nivel të lartë gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër rrugë më të mirë për ta nuk ka dhe nuk do të ketë, të gjithë jemi të motivuar për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.? tha ai.

Fillimisht lajmin për dorëzimin e Balilit e dha ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme, ndërsa rreth dy orë më pas, Lleshaj e konfirmoi. ?Dorezohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin? shkruate Berisha. Por kush është Klement Balili?

Recommended