Balili në pranga pas dy vitesh në arrati, Report Tv sjell pamje ekskluzive para dhe gjatë dorëzimit

  • 5 years ago
Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ?Escobari i Ballkanit? i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ?Peshku i madh? apo ?Magjistari? sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili (kryetar i bashkisë së Delvinës) me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili del nga banesa i shoqëruar nga familjarët dhe dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket baroni i drogës duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve të Report Tv, makina tip ?Benz? me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t?u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Report Tv siguron edhe pamjet kur ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit, ndërsa tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën për mediat dha disa detaje nga operacioni që dërgoi në prangosjen e të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare. "Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm për dorëzimin e Balilit në bashkëpunim me partnerët dhe shërbimin sekret pas një procesi gjurmues. Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë për Shqipërinë që duam", tha ai (lexo këtu deklaratën e plotë).

Fillimisht lajmin për dorëzimin e Balilit e dha ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme, ndërsa rreth dy orë më pas, Lleshaj e konfirmoi. ?Dorëzohet Klement Balili! Qytetari dixhital informon. Pershendetje doktorin vetëdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin?, shkruate Berisha. Por kush është Klement Balili?

Recommended