Ora News – Ligjin për Kadastrën, Lame: Hipoteka do futet në muzeun e gjërave të shëmtuara

  • 5 years ago
#oranews #ligjiperkadastren
Presidenti i Republikës nuk e ka firmosur ligjin për kadastrën, por ka pranuar që të kalojë në fuqi në heshtje. Në këtë mënyrë i është hapur rruga shkrirjes së ALUIZN-it dhe të Hipotekës në një institucion të vetëm.

Artan Lame deklaroi se me këtë ligj pritet të zgjidhet një nga çështjet më të ndjeshme në Shqipëri ndërsa deklaron se aktualisht në vend 80% e pronave të regjistruara janë me probleme.

?Rreth 80% e pronave të regjistruara në Shqipëri janë të hedhura me gabime dhe kanë probleme. Shteti shqiptar që nga viti 1994 kur ka filluar procesi i regjistrimit të pronës, ka shpenzuar rreth 200 milion dollarë në procesin e regjistrimit të pronës, por në fund i gjithë ky lum parash i derdhur për të vënë në punë mullirin e Hipotekës në fakt ka lënë pas 80% të pronave të regjistruara me gabime?.

Lame deklaroi se ligji parashikon amnisti për pagesat e pakryera ndër vite.

?Ligji i ri parashikon amnisti për të gjithë këtë varg pagesash të pakryera për vite e vite, por kjo amnisti vjen jo si dhuratë e shtetit për qytetarët, por si larje e një njolle që bie mbi vetë shtetin?.

Sipas kreut të Aluiznit tashmë Hipoteka një institucion i kthyer në mankthin e qytetarëve do të futet në muze.

?Termi ?Hipotekë? që ka qenë makthi i shqiptarëve me halle prone në këto tre dekada do futet në muzeun e gjërave të shëmtuara?.

Ligji për kadastrën Fiskale hyn në fuqi në 22 mars. Pas kësaj Kryeministri do të emëroj Drejtorin e Përgjithshëm dhe më pas pritet të nisë edhe strukturimi i institucionit të ri, i cili do të zgjidh ngërçin me pronësinë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ligjin-kadastren-lame-hipoteka-do-futet-ne-muzeun-e-gjerave-te-shemtuara
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended