Nxënësit pogradecarë marshojnë në bulevardin kryesor të qytetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një grup nxënësish të shkollave të mesme të qytetit të Pogradecit kanë zgjedhur 8 marsin për të marshuar në bulevardin kryesor të qytetit.Zgjedhje kjo për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me dhunën që ushtrohet ndaj grave dhe vajzave. Nxënëset mbanin në duar pankarta ku tregonin dhunën dhe vrasjet në rritje ndaj femrave shqiptare ashtu siç kërkonin më tepër kujdes ndaj femrave.Pasi kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor të Pogradecit, janë ndalur pranë gjykatës së qytetit liqenor, aty ku edhe për organizatorët në jo pak raste janë dhënë vendime jo të përshtatëshme për dhunën dhe vrasjet e femrave.Një nga organizatoret e tubimit, Leonora Kere, tregon për rastet e shumta të dhunës dhe vrasjeve në shkallë vendi por dhe në qytetin në juglindje të vendit. Në një ditë si kjo ajo ka një apel për të gjitha organet ligjzbatuese.Kjo nxënëse mban në duar një pankartë ku bën me dije se vetëm brend një viti janë dhunuar më shumë se 156 gra ndërkohë që vetëm muajt e parë të këtij viti janë vrarë 8 femra.Në pesë vitet e fundit në Bashkinë e Pogradecit ka pasur 3 vrasje të femrave, numër i cili është më i madh në qarkun e Korçës.
Recommended