Meta: Datë të re zgjedhjesh dhe izolim i të çmendurve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i republikës Ilir Meta ka komentuar rezolutën e parlamentit e cila rrezonte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve.Megjithate kreu i shtetit riperseriti thirrjen që të gjithë institucionet të zbatojnë dekretin për anulimin e zgjedhjeve.Ndër të tjera në fjalën e tij kreu i shtetit ka theksuar sa më parë do të ketë një datë te re zgjedhjesh lokale.?Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, jo nga ky, por një legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon vetëm qytetarëve. Data e re e zgjedhjeve? Sa më parë të jetë e mundur, po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi, dekreti është në fuqi i detyrueshëm për të gjithë, Presidenti mban shënim të gjitha institucionet që shkelin ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston, nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi bëj thirrje për të izoluar cdo të çmendur. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi vetëm ato sigurojnë celjen e shpejtë të negociatave. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të ecë, Presidenti ka detyrim të bëjë thirrje për reflektim, ata që e ecin në rrugën e paligjshëmrisë do të kenë të gjitha pasojat që provokojnë paqen sociale në vend?.
Recommended