Ora News – Shkëmbi me ide të qarta: Në Gjirokastër shkojmë për fitore, kemi potencial

  • 5 years ago
#oranews #bledishkembi
Suksesi me Kukësin ka rritur entuziazmin te Tueta, por tani kërkohet vijimësia. Transferta e Gjirokastrës konsiderohet delikate nga trajneri Bledi Shkëmbi, që kërkon impenjim maksimal nga të tijët për t?u kthyer me fitore në Durrës.

Shkëmbi: "Jemi stërvitur mirë këto ditë. Shpresoj që nesër të jemi në maksimumin tonë. Të jemi në një ditë të mirë. Luftëtari në ndeshjet e fundit ka bërë lojëra vërtetë të mira. Ka marrë shumë pikë. Ne për këtë fakt e respektojmë shumë. Do të japim maksimumin për të fituar."

Objektivi primar i bregdetarëve është pjesëmarrja në kompeticionet europiane, por Shkëmbi është i bindur se ekipi i tij ka potencial edhe për titullin.

Shkëmbi: "Kemi një ekip të kompletuar, ku edhe përveç mungesave ne kemi lojtarët e duhur për t?i shkuar në fund kampionatit dhe për të arritur objektivat."

Ndikuar edhe nga mungesa Tefik Osmanit të pezulluar, Shkëmbi e pranoi se do të ketë ndryshim në formacion.

Shkëmbi: "Mendoj se do të jetë i njëjti rreshtim pak a shumë. Por gjithmonë ndeshjet anjëherë nuk do të jenë njësoj. Mungesë të rëndësishme kemi kapitenin Osmani, pjesa tjetër është e gjitha ?OK?. Përveç Vajushit dhe Vecaj që vazhdojnë fazën e rikuperimit për dëmtimet që kanë. "

Luftëtari-Teuta zhvillohet të shtunën në stadiumin e Gjirokastërës prej orës 14:00.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkembi-me-ide-te-qarta-ne-gjirokaster-shkojme-fitore-kemi-potencial
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended