Ora News - Daja: Ndaj Kastriotit vetëm për fitore, Batha: Derbi i kryeqytetit? Ne e kemi me krutanët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari do të tentoj të bëj kthesën këtë fundjavë ndaj Kastriotit, me vlonjatët që dëshirojnë të hedhin pas krahëve ecurinë negative në dy takimet e fundit.

Diçka që mund të rrisë edhe presionin tek Flamurtarin, megjithatë trajneri i Flamurtarit Ilir Daja nuk ka dashur ta klasifikojë të tillë prag ndeshjen me Kastriotin.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes, trajneri Daja ka dashur ta vlerësojë thjesht si ndeshje të rradhës, ku padyshim objektivi mbetet fitorja dhe njëkohesisht për të harruar dy humbjet e fundit. Vlonjatët vijnë sërish me mungesa në këtë takim, me Abi Allën që nuk është gati, ndërsa Alvesh për shkak të gjendjes gripale të kaluar do ta nisë nga stoli.

"Skuadra është e re dhe kërkon të bëj një tjetër mënyrë loje. Blerjet janë të shumta, por vetëm Batha ka arritur të tregojë cilësi. Alla nuk ka arritur të tregojë akoma nga forma e tij, ndërkohë që Alvesh edhe këtë javë po vuan gjendjen gripale. Unë do i bëja një apel edhe tifozëve tonë që të na mbështesin edhe të vuajnë bashkë me ne."

Në konferencë edhe dy futbollistët Alesio Hyseni dhe Idriz Batha, për të cilët vlen vetëm fitorja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/daja-ndaj-kastriotit-vetem-fitore-batha-derbi-i-kryeqytetit-ne-e-kemi-me-krutanet

Recommended