Endri dhe Eva të vetëm në kampin Al- Holn, daja me lot në sy: Nuk e di në dorën e kujt janë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Daja i dy të miturve Endrit dhe Eva Dumani i kërkon shtetit të ndërhyjë për riatdhesimin e nipit dhe mbesës që ndodhen prej 6 vitesh në zonën e luftës në Siri. Xhetan Ndregjoni thotë se vetëm shteti mund të kryejë riatdhesimin e tyre por prej vitesh nuk kanë zgjidhur asgjë.

Endrit dhe Eva Dumani janë dy fëmijët e mitur nga Tirana, të cilët prej rreth 6 vitesh ndodhen në zonën e luftës në Siri.

Prej shumë kohësh për ta është kujdesur gjyshja e tyre Mentije Dumani, por ajo ndërroi jetë pak ditë më parë në kampin Al-Holn.

Daja i dy të miturve, Xhetan Ndregjoni, për Ora Neës kërkon ndihmë për kthimin e tyre pasi sipas tij fëmijët janë më të rrezikuar se asnjëherë.

?Nuk e di se kush i ka në kujdestari fëmijët dhe se në duart e kujt janë. Kemi pasur vetëm disa komunikime të shkurtra me audio.?

Ndregjoni thekson se ka 6 vjet që shteti thotë se po punon për rikthimin e fëmijëve në atdhe, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/femijet-e-vetem-ne-kampin-ne-siri-daja-apelon-per-ndihme/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended