Ora News - Ekskluzive/ Julian Ahmataj: Kemi potencial, këtë sezon rival vetëm veten

  • 5 years ago
#oranews

Me afrimin e trajnerit Julian Ahmataj në krye, Luftëtari është rikthyer te rezultatet pozitive duke marrë 5 pikë në tre ndeshje. Një start mjaft pozitiv, megjithatë ish-mbrojtësi i krahut nuk kënaqet me kaq. Në intervistën e dhënë për RTV Ora, Ahmataj deklaroi se Luftëtari ka kualitet për t?u ngjitur më lartë në klasifikim.

"Merita kryesore është e lojtarëve se në pak ditë janë munduar të japin maksimumin në stërvitje dhe të jenë të vëmendshëm në atë që kemi bërë. Janë ata pjesa e kësaj dhe duhet të vazhdojnë të jenë të vëmendshëm dhe të jemi të kujdesshëm që të luftojnë sa më shumë për të marrë rezultate akoma dhe më pozitive sepse asgjë s'kemi arritur." -tregon Ahmataj.

Në garën për mbijetesë janë disa klube, megjithatë Ahmataj thotë se rivalët e tyre më të mëdhenj janë vetë ata.

"Rivalët janë vetë lojtarët dhe vetë ne si klub. Pra ne duhet të japim maksimumin dhe unë jam i bindur se lojtarët kanë akoma për të dhënë, për tu përmirësuar dhe për të dhënë në këtë kampionat. Gjithmonë do ta kemi problemin me skuadrën tonë. Nëqoftëse ne i bëjmë gjërat mirë, kemi parë që shumë pak na rrezikohet porta dhe kemi shumë mundësira për të shënuar gol". -shtoi ai.

Sfida e radhës për Luftëtarin është në Gjirokastër kundër Teutës, një kundërshtar i fortë, por bluzinjtë nuk i druhen.

"Ne kemi punë vetëm me skuadrën tonë. Të marrim ndeshjen e radhës, të japim maksimumin në ndeshjen e radhës, pasi rezultati nuk është në dorën tonë. Ne duhet t'i bëjmë mirë gjërat." -përfundon trajneri i bluzinjve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-julian-ahmataj-kemi-potencial-kete-sezon-rival-vetem-veten

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended