Ora News – Ekskluzive/ Rrëfehet Kristal Abazaj

  • 5 years ago
#oranews #ekskluzive #kristalabazaj
Kristal Abazaj gjen vesin e tij të dashur, golin. Gjë që e kishte harruar pas transferimit në kampionatin belg tek Anderlecht. Prologu kroat duket se ka dhënë siptomat e një starti perfekt. 22-vjeçari në intervistën për "RTV Ora News" flet për aventurën e re por edhe për muajit e vështirë në Belgjikë.

E nis nga stoli dhe i jep 3 pikët Osijek. E kishe menduar një start të tillë?

Të jem i sinqertë nuk është se e kisha menduar, sepse nuk e prisja të aktivizohesha edhe kaq shumë minuta. Por trajneri, duke parë edhe ecurinë e lojës vendosi aktivizimin tim. Normalisht jam shumë i lumtur për shënimin e golit. Mbi të gjitha unë jam më i lumtur edhe për fitoren e ekipit sepse në fund na u shpërblye i gjithë ai mundim. Më tepër ku arritëm të fitonim me një gol timin. Normalisht edhe nuk e prisja një performancë të tillë pasi kisha vetëm dy ditë që stërvitesha me ekipin rregullisht, pasi një ditë bëra stërvitje të diferencuar. Ata ishin shumë të lumtur, normalisht. Mbas ndeshjes më falenderuan të gjithë edhe më uruan për golin.

Dëmtimi apo ambientimi luajti më tepër rol te mungesa e minutave te Anderlecht?

"Në fillim të kampionatit kam qënë diku te 6 javë i dëmtuar. Pastaj edhe ecuria e ekipit ishte shumë mirë, ku skuadra po arrinte të fitonte ndeshjet dhe nuk po i jepej hapësira lojtarëve tjerë, pasi kur ekipi fiton nuk mund t'i gjykosh, pasi ata janë fitues. Pastaj vazhdova stërvitjen normalisht, si të gjithë. Isha me ekipin, gjithmonë isha aty, por pavarësisht se nuk po arrija të aktivizohesha, gjëra që ndikuan shumë. Por besoj se nuk është e gjitha për fajin tim, pasi besoj se ka arsyeje nga më të ndryshmet, por tani besoj se ka kaluar ai moment."

Raporti me trajnerin e Anderlecht?

"Kisha një raport si çdo lojtar me trajnerin. Kisha diçka më shumë madje, pasi ishte trajneri që më mori mua në Anderlecht. Para se të firmosja kam ndenjur diku te 2 orë në zyrë me trajnerin. Nuk e di se çfarë të them sinqerisht. As vetë nuk e prisja diçka të tillë. Pastaj Anderlechti filloi të kishte lëkundjet e saj. Ata janë një klub që duhet gjithmonë të fitojnë, që të dalim kampion, ose të mos e diskutojnë pjesëmarrjen në Champions League. Sidomos këtë vit unë besoj se janë shumë keq. Kanë ndikuar të gjitha. Siç e thashë unë kam një respekt shumë të madh për atë klub. Normalisht nuk kam luajtur por kam arritur të mësoj shumë gjëra. I falenderoj të gjithë. Duke filluar nga Presidenti dhe të gjithë, sepse janë sjellë shumë mirë me mua. Pra nuk kanë arritur të bëjnë dallim, luaj apo nuk luaj, aty të gjithë lojtarët i vlerësojnë njësoj".

Synimi juaj?

"Të jem i sinqertë nuk është se e mendoj shumë se çfarë do të bëj në Osijek edhe pastaj të kthehem në Anderlecht, apo ku di unë në një ekip tjetër. Për momentin jam i fokusuar këtu. Po punoj shumë që të vij në formë, të kap 100 % tim sepse nuk jam në kondicionin e duhur fizik. Për këtë po punojmë shumë dhe për çfarë vjen ia lejmë kohës."

Kush e mundësoi transferimin tënd te Osijek?...

Recommended