Report TV - Ekskluzive-3 vjet në lloto/ Rrëfehet prokurori: Kush më shtyu në rrugën e bixhozit

  • 5 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në 26 nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shkarkonte nga detyra prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmanin. Sipas trupës gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja prokurori nuk justifikon pasurinë e deklaruar me të ardhura të ligjshme. Në vendimin për shkarkimin e tij nga detyra ka ndikuar edhe përfshirja e prokurorit për rreth tre vite në bixhoz. Në vitet 2006, 2007 dhe 2008, prokurori ka deklaruar rreth 10 mijë USD të ardhura nga lotaritë sportive. Komisioni ka arritur në konkluzionin se kjo lloji sjelljeje e prokurorit ka cenuar, figurën dhe integritetin e tij, si dhe kanë ulur shkallën e besueshmërisë nga publiku tek sistemi i drejtësisë.

Shqiptarja.com ka siguruar rrëfimin e prokurorit Artur Selmani para komisionit të Vetingut se si u përfshi për tre vite me radhë në lojërat sportive. Prokurori shprehet se sot nuk ndihet aspak krenar që ka luajtur bixhoz për tre vjet me radhë dhe se ndihet keq. Prokurori shton se vetëm pas nisjes së Vetingut ka reflektuar vërtetë, sepse më parë pjesëmarrja në lloto sportive nuk i është dukur si diçka jo etike. Prokurori identifikon dy faktorë që e kanë shtyrë në rrugën e bixhozit: Ndërgjegjësimi jo në shkallën e kërkuar dhe lundrimi në të njëjtin mjedis jo etik, i cili i ka ulur vigjilencën e vetëdijes.

Recommended