RTV Ora - Ekskluzive/Kampion Ballkani, xhudisti Çullhaj rrëfen emocionet për RTV Ora

  • 5 years ago
#rtvora
Vetëm pak ditë më parë, Indrit Çullhaj u shpall kampion i Ballkanit në sportin e Xhudos, një sukses që e përsëriti, duke ruajtur në këtë mënyrë titullin. Një triumf emocionues ky për Çullhaj, i cili për mikrofonin e "RTV Ora" rrëfeu emocionet e këtij suksesi.

"Të shpallem dy herë kampion ballkani është një kënaqësi e vërtetë sepse u mbajt kampionati ballkanik në Tiranë. Ishte një emocion i madh pasi erdhën shumë miq nga mbarë bota për të ndjekur këtë ndeshje. Kisha tension më shumë se herët e tjera, pasi u organizonte në vendin tim për herë të parë, kështu që dola me sukses. "

Mbrojtja e titullit?

Në kampionat ballkanik vijnë shumë sportist elitarë që marrin shumë medalje në garat botërore dhe europiane dhe konkurenca ka qënë shumë e fortë. Kam pasur 9 kundërshtarë me shumë peshë. Për secilin sportist që vjen nga Ballkani është konkurencë e fortë. U desh të punoja shumë për të arritur te kjo medalje.

Vështirësitë e xhudos në Shqipëri?

Është shumë e vështirë, pasi duhet të kesh shumë sportista dhe t'i ndryshojsh. Nuk kam kundërshtarë në palestër. Unë e kam pas si të pamundur. Po stërvitem në Kosovë te Driton Kuka, atje ku stërvitet edhe Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi. Atje vijnë nga e gjithë bota. Bëjnë strajnime me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka e mirë pasi na rritet niveli sportiv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-u-shpall-kampion-ballkani-xhudisti-cullhaj-emocion-i-madh-synoj-olimpiaden-dhe-medaljen-ne-boteror

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended