Ora News - Basha pas protestës: Do i propozoj grupit parlamentar djegien e mandateve

  • 5 years ago
#oranews

Kreu i Partisë Demokratike ka lexuar mesazhin e pjesmarrësve në protestën e thirrur të shtunën nga opozita. Në një konferencë të posaçme për mediat një ditë pas 16 shkurtit, Lulzim Basha, deklaroi se do ti propozojë grupit parlamentar demokrat dhe forumeve më të larta të PD-së, djegien e mandateve të deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë.

Lulzim Basha: Edi Rama nuk pranoi të dëgjojë mesazhin e sovranit.Qytetarët kërkojnë zgjidhje, rrugëdalje dhe ndryshim. Ju kërkoni një qeveri të zgjedhur nga vota dhe vullneti juaj dhe jo një qeveri të zgjedhur nga krimi dhe hajdutët e oligarkisë. Ju kërkoni një parlament që zgjidh hallet tuaja dhe jo një parlamenty të dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar dhe që noterizon vjedhjet e një kryeministri të kapur në flagrancë. Ju kërkoni një qeveri legjitime që u jep llogari qytetarëve në vend që ti fyejë dhe poshtërojë pasi i ka vjedhur.

Ju kërkoni dhe prisni që ne ti prijmë ndryshimit. Ne kemi ndjekur të gjithë rrugët institucionale për të mbrojtur demokracinë dhe interesin e qytetarëve. Por përballë nuk kemi një parti politike, nuk kemi një kryeministër dhe një qeveri politike të zgjedhur nga qytetarët. Përballë kemi një bandë që ka ardhur në pushtet nga bashkëpunimi me bandat e qeverisë për llogari të krimit.

Unë e kam dëgjuar dhe kuptuar shumë qartë mesazhin tuaj me pjesëmarrjen dhe bashkimin me protestën më të madhe që ka pasur vendi. Mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një parlamenti të dalë nga zgjedhje që i ka diktuar krimi i organizuar.Mbështetja juaj e dëshmuar dje mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen politike të ofruar nga opozita.

Ndaj unë jam sot këtu për t'iu thënë se kam lexuar vullnetin tuaj.Kam vendosur ti propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të Partisë Demokratike djegien e mandateve parlamentare në mbështetje të qëllimit të aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme; mbrojtjen e demokracisë dhe shtetin e së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlament të popullit dhe jo të krimit.

Për më shumë lexoni në:

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended