Ora News - Basha merr dakordësinë e grupit parlamentar për djegien e mandateve

  • 5 years ago
#oranews


Grupi parlamentar demokrat ka votuar unanimisht në favor të propozimit të kreut të PD-së për dorëzimin e mandateve të deputetëve. Në mbledhjen e sotme është vendosur të mandatohet kryetari Basha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

Vendimin e komunikoi pas mbledhjes në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Basha: Kanë mbështetur plotësisht zgjidhjen e ofruar nga opozita e bashkuar, e një qeveri trazitore të gatshme për të marrë të gjithë hapat e nevojshme që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, hapjes së negociatave me BE përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi kryetarin e partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Po kështu është vendosur ngritja e një grupi pune për teknikalitetet. Njerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Për grupin e punës janë propozuar Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-pd-dhe-lsi-mbledhin-grupet-parlamentare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended