"Ju flet Moska": Shkaku i daljes së disa brezave tejkriminale shqiptare

  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News fokusin e analizës mbrëmjen e sotme e kishte tek rritja e kriminalitetit në vendin tonë pas vititit 1990.

Myftaraj: Pas vitit 1990, Shqipëria e vogël me 3 milion banorë njohu një rritje të madhe të kriminalitetit në vend si dhe çoi një valë kriminaliteti në Europë, në përmasa më të vogla edhe më gjerë në botë.

Ende nuk kemi studime bindëse për shkaqet e kësaj dukurie. Ka studime, por ato përqëndrohen në arsyetime të tilla mbi shkaqet si varfëria. Varfëria sigurisht është një faktor por kjo nuk e shpjegon se pse kriminelët nuk kufizohen në atë veprimtarinë e tyre kriminale deri aty sa të përmbushin ato mjetet elementare apo qoftë dhe të arsyeshme të jetesës por kërkojnë një jetë luksi.

Edhe dobësimi i shtetit nuk është një shkak, shteti mund të jetë i dobët në Shqipëri por nuk është i dobët atje ku shkojnë shqiptarët dhe merren masivisht me veprimtari kriminale në raport me popullësinë. Shpjegimet nuk janë bindëse, madje shpesh janë të politizuara. Njëri krah politik ja lë fajin tjetrit. Ka akuza për bashkëpunim me krimin, bashkëpunim të shtetit me krimin por e gjithë kjo nuk shpjegon përsëri se pse shqiptarët pas 1990 patën një rritje kaq të madhe të kriminalitetit. Kanë lindur disa breza kriminalë në vend, tejkriminalë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shkaku-i-daljes-se-disa-brezave-tejkriminale-shqiptare

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended