"Ju flet Moska": Një fakt për dijeni të urrejtësve të Shqipërisë në Kosovë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte në fokus të analizës së tij këtë të enjte, një rrymë anti-Shqipëri që po merr jetë në Kosovë.

Sipas Myftaraj, kjo rrymë presupozon se duke u largësuar nga Shqipëria, duke u ftohur, duke e urryer, do të fuqizohet më shumë ndjenja e shqiptarëve të Kosovës për shtetin e Kosovës.

Por Kastriot Myftaraj thotë se nëse Kosova armiqësohet me Shqipërinë, do të vendosej në një pozitë shumë të pakëndshme dhe të rrezikshme gjeopolitike.

Myftaraj: Në një emision televiziv sportiv në një televizion jo të parëndësishëm në Kosovë, RTV Dukagjini, pati një lloj inskenimi të urrejtjes të kosovarëve ndaj Shqipërisë.

Nuk është e vështirë të kuptohet që kësaj manikines ia kanë vënë në gojë këto fjalë, paraprakisht i kanë thënë ti do të thuash kështu.

Drejtuesi që thotë, bukur, shumë bukur. Është krijuar një rrymë në Kosovë e cila thotë që për tu forcuar dashuria, përkushtimi ndaj Kosovës, duhet të urrehet Shqipëria nga shqiptarët e Kosovës.

Duke u largësuar nga Shqipëria, duke u ftohur, duke e urryer, do të fuqizohet më shumë ndjenja e shqiptarëve të Kosovës për shtetin e Kosovës. Nuk kuptohet pse që ta duash Kosovën duhet të urresh Shqipërinë.

Nuk kuptohet pse një shtet që ndan me 95% të popullsisë së tij me Shqipërinë dhe Kosova me Kushtetutë që ja kanë dhënë ndërkombëtarët, u njihet e drejta e simboleve kombëtare, e flamurit.

Arsyeja është e qartë, këta nuk e kanë me Shqipërinë, këta janë dora e zgjatur e dikujt që nuk e do ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-nje-fakt-dijeni-te-urrejtesve-te-shqiperise-ne-kosove

Recommended