"Ju flet Moska": A thua italianët dhe gjermanët i kemi armiq historikë?!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e Luftës së Dytë Botërore ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Sot është 29 nëntori, zyrtarisht festë, dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e Luftës së Dytë Botërore që ishin italianët dhe gjermanët.

Këtu duhen shtuar dhe grekët që nuk llogariten si pushtues, por si ushtri që u fut në territorin shqiptar rastësisht.Është një temë tjetër kjo.

Por dua ta shoh çështjen nga një këndvështrim tjetër, jo ajo që bëhet zakonisht, nëse ishin të mirë apo jo pushtuesit.

Dua ta shoh ndryshe, këta italianë dhe gjermanët a kanë qenë armiq historik të shqiptarëve?

Pesë vite e gjysmë pushtim nga italianët dhe gjermanët a kanë qenë kaq të tmerrshme, të rëndësishme, të pashlyeshme nga historia jonë saqë ne nuk përkujtojmë zyrtarisht asgjë përveç kësaj.

Nuk përkujtohet pushtimi grek, betejat që kemi bërë kundër grekëve. Këtu përkujtohen zyrtarisht lufta e Drashovicës, Peza, Presidenti Meta tani na shkoi në Tendën e Qypit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-thua-italianet-dhe-gjermanet-kemi-armiq-historike

Recommended