Report TV - FMN: PS të shfrytëzojë mazhorancën në Kuvend për të shpejtuar reformat

  • 5 years ago
Më 23 janar, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar konsultimet, në përputhje me Artikullin 4, me Shqipërinë për ecurinë e ekonomisë gjatë vitit 2018. FMN vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë po njeh ritme më të shpejta vitet e fundit, pasi vendi po përjeton pasoja pozitive nga reformat e ndërmarra, por edhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të tij evropianë. Për vitin 2018, rritja vlerësohet në 4.2%, që mendohet se do të mbetet në këtë nivel edhe në vitet e ardhme, në sajë të eksporteve më të mëdha, turizmit, investimeve në infrastrukturë.

Politika

Në perspektivën e integrimit në BE, si një faktor i fuqishëm, qeveria e Partisë Socialiste është në pozita të shëndosha për të ecur përpara me reforma, theksohet në raportin e Fondit. Ku shtohet se ngociatat për aderim në BE janë planifikuar të fillojnë nga qershori 2019, pas vlerësimit të ecurisë së një progresi të përshtatshëm në reformat parësore. ?Sfida është, shton FMN, që të përdoret mazhoranca në Parlament dhe mjedisi pozitiv i jashtëm për të përshpejtuar reformat strukturore me objektiv nxitjen e rritjes, që do të mundësonin një afrim më të shpejtë me vendet e BE dhe të ulte tendencat për të emigruar nga vendi. Reformat kyç përfshijnë forcimin e drejtimit të institucioneve të ligjit dhe atyre ekonomike, heqjen e pengesave për kursime dhe investime më të mëdha nga privatët dhe uljen e borxhit publik?.

Recommended