Cutillo për Report Tv: Mazhoranca dhe opozita të rinisin dialogun për të çuar para reformat
  • 5 years ago
Mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun për të çuar para reformat. Ky ka qënë apeli i Ambsadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo në një intervistë në Report Tv për gazetarin Carlo Bollino.

Diplomati italian ka kërkuar kapërcimin e krizës mes palëve, ndërkohë i sugjeron shumicës të ndërmarë masa të menjëhershme në funskion të reformës zgjedhore, për të cilat nuk ka nevojë të presë opozitën, por që do krijonin klimë besimi tek ajo për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ditë para protestës së opozitës së ditën e nesërme, ambasadori ka kërkuar që ajo të jetë paqësore, pasi çdo element dhune përbën vijën e kuqe.
Recommended