Ora News - Opozita nesër flet nga Durrësi, Strazimiri: Mazhoranca të votojë vettingun në politikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita nuk kërkon bashkëpunim të mazhorancës për vettingun në politikë. Anëtari i grupeve të punës të angazhuara me këtë proces, Gent Strazimiri, i ftuar në Ora News, tha se ky është një ultimatum për socialistët që të votojnë ligjin si mundësia e fundit për ta nxjerrë vendin nga kriminalizimi në të cilin e kanë futur.

Strazimiri: Është thënë qartësisht në amendimet që i kemi paraqitur Kuvendit se që nga dita që një njeri ka marrë përsipër të ketë një funksion publik, veçanërisht një përfaqësues me votën e popullit duhet para që nga dita që ka lindur mundësisht jo që nga momenti që ka hyrë në politikë.

Besoj se do ketë kundërshtime të forta nga ajo anë e politikës që krimin e ka futur në politikë dhe vazhdon ta mbajë në politikë. Nuk pres bashkëpunim dhe në fakt ne nuk po u kërkopjmë bashkëpunim. Po u kërkojmë për shkak të rrethanave, si një siguresë të fundit, të marrin dhe ta votojnë këtë ligj që është i domosdoshëm për situatën që ndodhet vendi, në kuptimin e kriminalizimit.

Në formë ultimatumi?

Strazimiri: Sigurisht, nuk ka mundësi tjetër.Kjo qeveri është monopartiake, ka dekapituar drejtësinë dhe parlamentin. Jemi zyrtarisht në monizëm, qeveri krejtësisht të kriminalizuar, të kapur disa herë në flagrancë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-neser-flet-nga-durresi-strazimiri-mazhoranca-te-votoje-vettingunn-ne-politike

Recommended