Basha: Vettingu ne politike, Rama te votoje ligjin

  • 6 years ago
Demokratët depozituan në Kuvend nismën për ndryshime kushtetuese që i hap rrugë vettingut në radhët e politikës. Lulzim Basha, si propozues i këtij amendimi, foli për domosdoshmërinë e shkëputjeve të lidhjeve që ai thotë se qeveria ka me krimin, por nuk pranoi të negociojë me kundërshtarin e tij politik për ndryshimet kushtetuese, duke i kërkuar Ramës të ngrijë vetëm kartonat në parlament.

"Ligji është negociuar njëherë, i njëjtë me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. S'ka mbetur asgjë për t'u negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet. Këtë duhet të bëjë Rama të votoje apo jo pro, të mos bëjë propagandë".

Që situata në vend të ndryshojë, Basha nuk mjaftohet vetëm me vetingun.

"Një aksion i fuqishëm popullor i domosdoshëm për shkëputjet e lidhjeve të policisë me krimin. Atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Xhafajn, Çyrbën, Ballën, Dakon etj. Në instancat qëndrore e vendore, policia e lidhur me krimin bëjnë ligje dhe janë të paprekshëm".

Demokratët nuk kanë një vendim për bojkotin e Kuvendit, pavarësisht se në dy seancat e para për këtë sesion refuzuan të merrnin pjesë në parlament duke e quajtur strofull të krimit.

"Ne po bëjmë ligje. Opozita në pesë ditë nga nisja e sesionit ka çuar ligje në Parlament. Kemi propozuar vettingun e politikës të lidhur me krimin, nuk duam të bojkotojmë Kuvendin. Duam ta pastrojmë menjëherë".

Por çfarë parashikon nisma e depozituar në Kuvend nga demokratët? Vetting të polititikanëve të lidhur me krimin dhe ndërprerje të menjëhershme të mandatit të të zgjedhurve qofshin këta deputetë apo kryetarë bashkish. Subjekt i këtij ligji do të jenë Kryeministri, ministrat, deputetët, si dhe të zgjedhurit lokalë. Mandati i funksionarëve të zgjedhur apo emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj përfundon nëse konstatohet që janë të përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona në krimin e organizuar.

Recommended