Ora News – Rama: Vangjel Dule rri në çadrën e PD, nuk vjen të votojë Vettingun

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prezantimin e projekligjit të ri përpara Minoritarëve në jug të vendit, Kryeministri Rama tha se duhet të nisë sa më parë zbatimi i reformës në drejtësi që do të zgjidhë edhe çështjen e pronave, problematike edhe për këtë komuniteti.
Rama: Vettingu është për shqiptarët dhe për minoritarët, e njëjta nevojë dramatike e të sotmes. Tani më thoni mua çfarë bën në çadër Vangjel Dulja. Ma tregoni meqë jemi këtu çfarë bën në qendër Vangjel Dulja dhe pse nuk vjen të votojë vettingun. E di që ju nuk ma jepni dot përgjigjen, megjithëse e dini përgjigjen, por unë nuk rrija dot pa e thënë.
Kryeministri Rama kishte dhe një apel për ish aleatin e tij në qeveri, kryetari PBDNJ Vangjel Dule.
Rama: Duke i fryrë armiqësisë dhe duke përdorur qëndrimet e mia për çështjen çame si argumentin madhor, pse ky është armiku i grekëve. Unë nuk jam grek dhe nuk jam as antigrek. Unë jam shqiptar. Mes një shqiptari problematik dhe një greku të paqëm, unë zgjedh grekun e paqëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-vangjel-dule-rri-ne-cadren-e-pd-nuk-vjen-te-votoje-vettingun/

Recommended