Report Tv-Afrimi i Idrizit me PD, Vangjel Dule takim urgjent me Bashën

  • 6 years ago
TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka takuar në selinë e Partisë Demokratike kryedemokratin Lulzim Basha, pas afrimit që ky i fundit i bëri Shpëtim Idrizit. Para mediave, Dule ka komunikuar se me kreun e PD-së, Lulzim Basha, foli për çështje politike, ndërsa pyetjes së gazetarëve për daljen nga koalicioni opozitar, Dule i dha një përgjigje evazive.

Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU ka prioritetet e veta. PBDNJ në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve politike atëhere mungojnë premisat për një gjë të tillë.Besoj se isha i qartë.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ
Takimi në selinë e PD-së, erdhi pasi Lulzim Basha i hapi derën një ditë më parë Shpëtim Idrizit të PBDNJ-së, i cili u largua nga koalicioni me Partinë Socialiste. Historikisht, Dule dhe Idrizi, kryetarë të dy partive të vogla nuk kanë qëndruar asnjëherë në të njëjtin koalicion politik.

Ndërsa Dule mbron interesat e minoritarëve grekë në Shqipëri, Idrizi ka të rrënjosur thellë në themelet e partisë së tij çështjen çame, të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar kurrë.

Recommended