Report TV -Krasniqi për Report Tv: Përpjekja e PS për mandat të tretë, paradoks!

  • 3 years ago
Alternativat që do u ofrohen shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare nuk pritet të sjellin ndryshimin e shumëkërkuar. Analisti politik Afrim Krasniqi është skeptik për këtë çështje. Në një interviste për Report Tv ai bën një bilanc të punës së partive kryesore në vend.

?Përpjekja e mazhorancës për mandate të tretë është paradoks, do ishte e sforcuar. Sot mazhoranca ka 100% të pushtetit dhe synon të marrë mbi 50 plus 1 vitin tjetër, është absurde. I ka sot dhe ka kohë të provojë se është e aftë për të qeverisur vendin. Ka paradoks të madh te opozita, numri i kritikëve të qeverisë është i madh po këta nuk shkojnë te opozita sepse nuk ka alternativë dhe nuk dimë ende kush është në opozitë. Duken si një lloj bashkimi kryetarësh partish që nuk kanë votues nga pas. Nëse zgjedhim të keqen më të vogël, do kemi proces zgjedhor por nuk do kemi lajme të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë?, tha Krasniqi.

Recommended