Vrasja në Tiranë pas tradhtisë, vajza: Kishim disa muaj të lidhur! Vëllai: Ja si i kapa bashkë

  • 5 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë (LEXO KËTU).

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë.

Report Tv ka siguruar dëshmitë e vëllait dhe të motrës në Komisariat. (SHIKO KËTU) 20-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjecin që u vra në Zall Bastar 4 ditë më parë. Në dëshminë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore. ?Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të?, - tha Elida Cani.

Edhe Esat Cani, autori i dyshuar i kësaj vrasje ka mohuar se e ka kryer ai krimin. Në polici Esat Cani është shprehur se kunati, Dëfrim Kurti i ishte ankuar për një tradhti të motrës, por nuk ka qenë ai që ka vrarë Arben Gjecin.

Recommended