Vajza mos shpresoni, këngëtari Klint Çollaku në rreze Dielli në Report TV: Jam i lidhur

  • 6 years ago
Lajm i keq për të gjitha vajzat që adhurojnë Klint Çollakun. Këngëtari i ri ka pranuar se tashmë është në një lidhje me një vajzë, dhe ndihet shumë mirë me të.

Këngëtari i ri dhe shumë i talentuar Klint Çollaku, i ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv për të folur për klipin e tij më të ri, ?Gënjej?. Ndërkohe ai gjatë bisedës ndau për fansat e tij edhe disa detaje nga jeta personale. Ndonëse shumë diskret, ai deklaroi që është në një lidhje romantike dhe që ndihet mirë me personin që ka në krah. Kështu që të gjitha vajzat që shpresonin për një romancë me Klint Çollakun, tashmë duhet të mos shpresojnë, të paktën për momentin.

I njohur për vokalin e tij të fortë dhe pjesëmarrjen që në moshn 11 vjeçare në kompeticione muzikore që nga ?Gjeniu i Vogël?, ?The Voice of Albania? e deri te ?Kënga Magjike?, ai tha se pjesëmarrja në festival sidomos nuk është aspak e lehtë dhe gjithashtu të ecësh në muzikën shqiptare është shumë e veshtirë, pasi bota muzikore te ne ka shumë ujqër që i shohin si rrezik dhe me skepticizëm talentet e reja. Gjithashtu ai tha se këngëtarët meshkuj e kanë shumë më të veshtirë sesa këngetaret femra të jenë të kërkuar në treg për performancat LIVE pasi këngëtari mashkull nuk ka se çfarë ofron tjetër veç vokalit ndërsa këngëtaret femra mund të ofrojnë edhe performancë.

Recommended