"Pusho shqip" bën bashkë shqiptarë e kosovarë në Shëngjin, Klosi: Në një muaj hynë 184 mijë të huaj

  • 4 years ago
Pusho Shqip është slogani i sezonit turistik të këtij viti. Sot u mbajt në Shëngjin takimi midis Ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës,  Blendi Klosi dhe Vesel Krasniqi.

Ministri Klosi në fjalën e tij bëri të ditur se nga 1 qershori kur u hap kufiri me Kosovën deri në 31 qeshor në territorin tonë kanë hyrë 184 mijë persona të huaj, ku numrin më të madh e kanë qytetarët e Kosovës.

Nga 1 qershori deri më 31 qershor  kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja ku numrin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip. Duan dhe do të bëjnë pushime në Shqipëri, duan dhe do të bëjnë kontributin e tyre të vazhdueshëm për këtë industri qindra miliona euroshe të krijuar me industrinë e turizmit. Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6. 4 milion pasaporta  të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm , ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s'duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin?, tha Ministri I Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Nga ana e tij, ministri i Kosovës, Vesel Krasniqi i bëri thirrje qytetarëve të tij  që të t'i kalojnë pushimet verore në plazhet e Shqipërisë.

Recommended