Shtëpia e Kadaresë kthehet në muze - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës ka vendosur te nderoje shkrimtarin Ismail Kadare ne ditën e 83 vjetorit te lindjes. Shtëpia e tij ne kryeqytet do te kthehet ne një muze, si një atraksion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë por për te gjithë vizitoret si vendas e te huaj. Veliaj e cilësoi shtëpinë e gjeniut te letrave një xhevahir që do të kthehet në epiqendër turistët.?Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli. Falë projektit të Elisabetta Terragnit, arkitektes së famshme të ?Shtëpisë së Gjetheve?, po vëmë dorë mbi një xhevahir të mbuluar nga pluhuri në qendër të Tiranës, e cila i ka të gjitha mundësitë të transformojë ndoshta një nga pallatet më të përfolura në Tiranë. Kemi punuar shumë me pallatet e Tiranës, me administratorët, për t?i rregulluar me veshje kapotë, por kjo ndërhyrje është e veçantë. Sigurisht, do të kujdesemi që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar i madhi Maks Velo, por epiqendra do të jetë apartamenti i Ismail Kadaresë, në të cilin ai jetoi nga vitet ?70 deri në vitet ?90, dhe ku ka shkruar disa nga kryeveprat e tij?.Veliaj nuk kurseu falënderimit për ndihmën që shkrimtari Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij, Helena i dhanë Tiranës.?Ai është ndoshta emri më i njohur ndërkombëtarisht nga ne shqiptarët dhe besoj se për shumë turistë që vijnë në Tiranë, të cilët vizitojnë ?Bunkerin?, ?Shtëpinë e Gjetheve?, do të kenë një tjetër stacion fantastik këtu në shtëpinë e Ismail Kadaresë. E falenderoj atë dhe Helenën, që bashkëpunuan me Bashkinë e Tiranës për ta rikonceptuar, për ta kaluar këtë shtëpi në pronë të Bashkisë së Tiranës, teksa bashkia po eksploron se si do të marrë një rol aktiv edhe në muzetë e qytetit, dhe mbi të gjitha t?i uroj atij jetë të gjatë, shëndet dhe gëzuar ditëlindjen?, tha Veliaj.Arkitektja italiane qe do te merret me punimet e cilësoi këtë projekt tepër të rëndësishëm për gjeneratën e re, por gjithashtu edhe për Shqipërinë.

Recommended