83-vjetori i Kadaresë, Meta: Me fat që kemi një kolos të tillë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka ururar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e 83 vjetorit të lindjes.Në një postim në ?Facebook?, Meta krahas urimeve, shprehet se kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore.?Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme. Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!?

Recommended