Shtëpia përfshihet nga flakët, burrë e grua humbin jetën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ngjarje e rëndë është regjistruar mengjesin e kësaj të hëne në Pukë, ku burrë e grua kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tyre.Petrit dhe Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç u dogjën në banesën e tyre në lagjen ?Va Shënkoll? të fshatit Breg.Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne ndërsa në banesë ishin dhe katër fëmijët e çiftit si dhe gjyshrit.Mësohet se fëmijët kanë arritur të mbijetojnë pasi janë hedhur nga kati dytë I banesës. Po ashtu ata kanë mundur të shpëtojnë dhe dy gjyshërit e tyre.Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma.Ende nuk dihet shkaku I zjarrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse.
Recommended