Ora News - Meta dekoron ish ambasadorin e SHBA, Arvizu

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës SH.T Z. Ilir Meta vlerësoi sot z.Alexander A. Arvizu me Titullin ?Për Merita të Veçanta Civile?.

Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: ?Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit?.

Ilir Meta: Gjatë veprimtarisë së tij diplomatike si Ambasador në Shqipëri ai dha një kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një moment i veçantë ishte vizita e Sekretares të Shtetit, Hillari Klinton dhe fjala e saj në Parlamentin Shqiptar për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Po kështu Ambasador Arvizu ka një meritë të veçantë për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit si dhe për ndihmën efikase në përparimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, por edhe reformën në drejtësi. Për reformën në drejtësi, që ka qenë kryefjala e viteve të fundit, do të theksoja në veçanti angazhimin e Tij jo shumë të dukshëm, por mjaft aktiv në detyrën e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit për çështjet e drejtësisë dhe të luftës kundër drogës. Ambasador Arvizu ka gjithashtu meritë të veçantë në mbështetjen e shoqërisë civile në Shqipëri me nismën mjaft të njohur ?Act Now? me qëllim për të bashkuar zërin e qytetareve për të drejtat e tyre.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ish-Presidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Aleksander Arvizu përfaqësoi SHBA-të si Ambasador në Shqipëri nga dhjetori i 2010-s deri në janar të 2015-s.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-dekoron-ish-ambasadorin-e-shba-arvizu

Recommended