Ora News - Adriatik Llalla hap gjyq në SHBA, ish-kryeprokurori kërkon heqjen nga lista e zezë
  • 5 years ago
#oranews
Ish kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla ka nënshkruar kontratë me një kompani avokatie në SHBA për të kundërshtuar vendosjen e emrit në listën e zezë të departamentit të shtetit. Lajmi është publikuar nga BIRN, i cili ka pyetur ish drejtuesin e prokurorisë së përgjithshme për këtë aksion ligjor, por Llalla nuk ka komentuar.

Ish kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla ka pajtuar një konsulent ligjor për të hequr emrin nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati i pajtuar nga Llalla mësohet se ka nisur një proces me gjykatat amerikane me objekt ?Shfuqizimin e vendimit të Departamentit të Shtetit i datës 14 shkurt 2018, për të listuar Adriatik Llallën dhe familjen e tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara?.

Lajmi është publikuar të premten nga BIRN. Ky rrjet ka kontaktuar me Llallën por ai nuk ka preferuar të komentojë lajmin.

Kjo çështje është edhe objekt I kontratës së nënshkruar nga Llalla me juristin amerikan Michael Gibaldi. Ky i fundit është i diplomuar nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit me specializim në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Drejtuesi i studios ligjore është Michael Tremonte, ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë.

Ish-kryeprokurori Llalla u shpall i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit një vit më parë, me motivacionin e përfshirjes domethënëse në korrupsion. Përveç Llallës, në formular listohet si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur ?Lita Brothers Construction? ? në pronësi të familjarëve të nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Korab Lita.

Shuma totale që ka paguar Llalla dhe kompania ?Lita Brothers Construction? për aktivitetet e lobimit mbetet e paqartë. I kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, Llalla nuk ju përgjigj një kërkese për koment. Po kështu, edhe lobistët Gibaldi dhe Tremonte nuk iu përgjigjën një kërkese për informacion të bërë nëpërmjet emailit.

Shpallja e Llallës non grata u bë pas një përplasje direkte mes ish kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Gjatë drejtimit të prokurorisë Llalla u akuzua për punë të dobët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërkohë që Donald lu e akuzoi si pengues e kundërshtar të reformës në drejtësi.

Vitin e kaluar ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për vendosjen e Llallës në listën e zezë të zyrtarëve që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/adriatik-llalla-puneson-lobiste-ne-shba-te-shpetuar-nga-lista-e-zeze


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

...