Ora News - Ambasada e SHBA-së pret hetim të plotë për Ervis Martinaj dhe ish-Ministrin Tahiri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada amerikanë në Tiranë ka nxitur hetimet e Prokurorisë për grupet kriminale në vend.
Duke përshëndetur goditjen dhe dënimin e disa prej personazheve të njohur për policinë, Ambasada pyet: Po tani, kush e ka radhën?
Në mesazhin e Ambasadës të publikuar në fb, thuhet se "Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por SHBA-të presin përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit".
Më tej Ambasada thekson se dje Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Mesazhi thekson se "SHBA presin hetimin e plotë të tij, ashtu siç presin që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin".

Ambasada amerikane e mbyll mesazhin me garancinë se "Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë".

Javët e fundit, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vjet burg Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij pas një procesi të zgjatur që u monitorua dhe nga Ambasada amerikane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ambasada-e-shba-se-pret-hetim-te-plote-ervis-martinaj-dhe-ish-ministrin-tahiri

Recommended